Bllokimi i rrugëve nga protestuesit e opozitës pasditen e sotme në Tiranë gati sa nuk rrezikoi jetën e një gruaje shtatzënë, e cila po shkonte drejt Maternitetit për të lindur. Për shkak të trafikut të rënduar nga rrugët e bllokuara, makina e saj mbeti e bllokuar.
Në një situatë të jashtëzakonshme, gruaja lindi bebin në makinë, dhe më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. Fatmirësisht, sipas burimeve, gruaja është në gjendje të mirë shëndetësore, por mjekët do të japin vlerësimin përfundimtar pas kryerjes së analizave paraprake.
Ky incident simbolizon triumfin e jetës përballë zjarrit dhe shkatërrimit që karakterizoi protestën e sotme.