4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Bllokimi i shërbimit publik online/ Vasili: “Qeveria po kërkon të legjitimojë dhjetra milion euro tender për gjoja mirmbajtjen e AKSH”

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas rënies së shërbimeve online duke ngritur dyshime për një bllokim të qëllimtë.

Petrit Vasili ka ngritur disa pyetje pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare të njoftuar mesditën e sotme nga AKSHI.

Vasili pyet pse nuk u shqetësua qeveria kur të dhënat ishin në duar të patronazhistëve dhe kur dolën në publik rrogat e mijëra qytetarëve shqiptarë.

Ai deklaron se qeveria në mënyrë të trashë po kërkon të legjitimojë dhjetëra milionë euro tender për gjoja mirëmbajtjen e AKSH.

Statusi i Petrit Vasilit

Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete.

Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:

Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?

Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?

Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?

A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?

A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?

A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?

Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?

Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH.

Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.

Por me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente ” perveluese” per qeverine.

Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve.

Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...