11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Bllokimi rrugës së Arbrit/ Deputetja e PD: “Rruga u hap për propagandë, ajo është e pa mbaruar”

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar bllokimin e rrugës së Arbrit nga reshjet e borës.

Sipas Çupit, rruga u mbyll me policë vetëm dy muaj pas inaugurimit nga kryeministri Rama, që siç shprehet ajo gjithçka u bë për propagandë.

Me një postim në Facebook, Çupi shprehet se në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron pasi dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë.

“Rruga e Arbrit”, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora.

E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim.

Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë!

Bie pak borë në Shqipëri dhe bllokohet gjithçka. Mbyllen shkollat, mbyllen dhe rrugët. Shteti i korrupsionit që ka ngritur Edi Rama del zbuluar thjesht nga një borë.

Në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh, i izolon dhe i varfëron.

Dibranëve u duhet një bashki për vete, jo për qeverinë”, shkruan deputetja e PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...