9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Boçi heq dorë nga mandati i deputetit dhe kandidon për primaret në Elbasan

Luçiano Boçi ka hequr dorë nga mandati i deputetit pasi ka shprehur publikisht interesimin për të kandiduar për primaret në Bashkinë e Elbasanit.

Ai tha për mediat se betejën e ka me regjimin e Edi Ramës, ndërsa u shpreh se do punojë fort, që qytetin t’ua kthejë elbasanasve.

“Këtij qyteti i kam borxh suksesin, i kemi borxh të rinjve të Elbasanit, të cilët jetojnë një dramë të dyfishtë. I kemi borxh fermerëve të ish-njësive vendore, u kemi borxh prindërve tanë, i kemi borxh çdo fëmije në qytetin e Elbasanit. Betejën time kam kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Duhet të angazhohemi, që këtij qyteti t’i kthejmë shkëlqimin dhe identitetin e arsimit të dikurshëm dhe t’i kthejmë shkëlqimin e famës dhe elementin e ngjyrave të jetës së përditshme, që dikur e ka patur, por sot nuk e ka”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT