8.5 C
Tiranë
Monday, March 2, 2026
spot_img

Boçi: Rama “meriton fatin e Maduros”, PD nis foltoren e parë për 2026

Partia Demokratike ka zhvilluar sot foltoren e parë për vitin 2026, duke mbledhur qytetarë përballë godinës së qeverisë. E quajtur edhe Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve, foltorja kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të hapur rrugën një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në ngjarje mori pjesë kryedemokrati Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetë të PD dhe të opozitës, ndërsa fjalën e mori i pari ligjvënësi demokrat Luçiano Boçi. Ai akuzoi kryeministrin dhe kabinetin e tij për keqqeverisje dhe korrupsion, duke theksuar se një grup i vogël individësh përfiton nga pushteti, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat ekonomike dhe sociale.

Boçi shprehu se për shkak të korrupsionit dhe mënyrës së qeverisjes, Rama “meriton fatin e Maduros”, duke bërë paralelizëm me zhvillimet politike në Venezuelë. Ai shtoi se qytetarët ndihen të tradhtuar nga qeverisja, përballen me varfëri dhe përjashtim social, ndërsa pushtetarët jetojnë në luks dhe indiferencë.

“Është e vërteta e atyre qytetarëve që shohin para syve talljen që i bën Rama me shpurën e tij, me pensione qesharake, me tigra, me satelitë orbitalë dhe parlament banal. Ai ka ndërtuar mbretërinë e së keqes, si parajsën e vet dhe ferrin e qytetarëve,” tha Boçi, duke i bërë thirrje qytetarëve për llogaridhënie dhe për të mbrojtur të vërtetat e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Irani në tranzicion pas vdekjes së Khameneit, nis gara për pasardhësin e Udhëheqësit Suprem

0
Regjimi iranian përballet me një moment kritik pas raportimeve për vdekjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, në sulmet e përbashkëta SHBA–Izrael. Figura që ka...

Macron pritet të zbulojë vizionin për rolin e arsenalit bërthamor francez në mbrojtjen e...

0
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të paraqesë sot vizionin e tij për mënyrën se si arsenali bërthamor francez mund të kontribuojë në forcimin...

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Izrael–Iran, dhjetëra viktima në disa vende të rajonit

0
Tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e tretë të përshkallëzimit, me pasoja të rënda në disa vende të Lindjes së...

Trump reagon pas raportimeve për vdekjen e Ajatollah Khameneit: “E kapa atë para se...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me tone të ashpra pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei,...

E dënuar me 10 vite burg në Gjermani për trafik droge, arrestohet në Tiranë...

0
Një 19-vjeçare gjermane, e dënuar me 10 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt...