17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Boris Johnson mbërrin në fund të karrierës politike/ Dorëzon postin e kreut të partisë, pritet shpallja e dorëheqjes dhe si kryeministër

Boris Johnson dorëzoi postin e kreut të partisë konservatore, sipas disa njoftimeve në media ai do të dorëhiqet edhe si kryeministër. Sot Johnson i drejtohet Britanisë së Madhe pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth.

Presioni ishte aq i madh, saqë duket se Boris Johnson ka mbërritur në fund të karrierës politike.

Të enjten ai dorëhiqet si kreu i partisë konservatore, Tory.

Këtë e bënë të ditur BBC dhe disa media të tjera. Sipas disa njoftimeve në media ai do të dorëhiqet edhe si kryeministër.

Me këtë Johnson i hapi rrugën emërimit të një kreu të ri të partisë.

Së fundmi ishin 50 anëtarë të qeverisë që i kthyen shpinën Boris Johnsonit, shumë me arsyetimin, se duan të shmangin dëmin nga partia konservatore.

Zyra e kryeministrit bëri të ditur ndërkohë një deklaratë të shpejtë të kryeministrit, në të cilën ai do t’i drejtohet kombit, pas takimit me Mbretëreshën Elisabeth. Pak më parë edhe i sapoemëruari si ministër i ri Financash, Nadhim Zahawi iu drejtua Johnsonit dhe kërkoi që të japë dorëheqjen.

Kapur pas pushtetit

Të mërkurën Boris Johnson, megjithë valën e dorëheqjeve nga kabineti e tij kishte deklaruar, se do të qëndrojë në post.

“Kryeministri është në një atmosferë optimiste dhe do të luftojë më tej”, ishte shprehur asistenti i tij parlamentar, James Duddrige për sky News.

Johnson në zgjedhjet e fundit parlamentare mori mandatin nga 14 milionë votues dhe ka shumë për të bërë për këtë vend, sipas Duddrige.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale.

Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar.

Më parë zëdhënësi i Johnsonit e kishte mohuar disa herë këtë dijeni.

Mbështetja për Boris Johnsonin brenda partisë konservatore ishte prej kohësh në rënie.

Në fillim të qershorit 58 vjeçari u përball me një votë mosbesimi brenda partisë të cilën ai e fitoi.

148 parlamentarë nuk i dhanë votën Johnsonit, 211 deputetë konservatorë e mbështetën edhe më tej.

Më parë Johnson ishte vendosur nën presion edhe pas detajeve për party-t e organizuara në rezidencën e kryeministrit gjatë izolimit nga koronavirusi.

DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...