10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Borrell për dialogun Kosovë-Serbi: “Nuk u arrit asnjë marrëveshje, kush nxit tensione do të mbahet përgjegjës”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka mbajtur sot një konferencë për takimeve me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të vijimit të dialogut mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai u shpreh se nuk është arritur asnjë marrëveshje, por është rënë dakord që të vijohet procesi dialogues në ditët e para të shtatorit.

Borrell shtoi se në rast të një përshkallëzimi të tensioneve, pala që do të nxisë do të mbahet tërësisht përgjegjëse.

“Takimi ishte rreth detyrimeve të dy liderëve për zgjidhje dhe për të treguar se paqja dhe stabiliteti mbizotëron në veri të Kosovës, kjo ndodhi në momente kritike. kthimi i luftës në kontinent pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Një moment dramatik dhe i rrezikshëm dhe nuk është një moment për të rritur tensionet, por për të gjetur zgjidhje për problemet e tejzgjatuara. Ishte një takim për menaxhimin e krizës, jo një takim normal. Qëllimi ulja e tensioneve. Ne gjithashtu u fokusuam në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dy liderët patën mundësinë të flisnin në detaje mbi tensionet për statusin. Ajo që po ndodh sot atje nesër mund të ndodhë diku tjetër. I falenderoj të dy dhe të dy e kuptuan që nuk ka alternativë veç dialogut. Ka diferenca mes tyre në këndvështrime mbi statusin final por ranë dakord për të vijuar diskutimet për të shkuar drejt normalizimit më shpejt. Kjo do të jetë lart në axhendën time, Duke falënderuar edhe Lajçak.

 

Palët do të jenë përgjegjëse komplet nëse do të ketë përshkallëzim të situatës. Nuk patëm marrëveshje sot por nuk është fundi, të dy ranë dakord që procesi duhet të vijojë në ditët e para të shtatorit. Nuk heq dorë, sot nuk kishte marrëveshje por nuk dorëzohemi, duhet të vijojmë më tej e të gjejmë zgjidhje.

 

Në mbyllje të takimit ua bëra të dyve të qartë se duhet të jenë të dy palët këmbëngulëse dhe duhet të gjejnë një zgjidhje për të avancuar në hapat e para, që është gjetja e një zgjidhjeje. ishte një ditë e gjatë me takime dhe duhet të them se ramë dakord të vijojmë më tej në një mënyrë politike për të shkuar drejtë marrëveshjeve për të krijuar siguri e stabilitet për rajonin.
Është detyra jonë të përforcojmë punën dhe të gjejmë zgjidhje për ato që nuk kemi mundur deri tani”, tha Borrell.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zelensky viziton Mbretërinë e Bashkuar,”“është jetike që të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e...

0
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë këtë të martë Mbretëria e Bashkuar, njoftoi Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey. “Do ta mirëpresim Presidentin Zelensky,”...

Dy persona vrarë në një bar pranë aeroportit të Frankfurtit, autori në arrati

0
Dy persona humbën jetën pas një të shtënë me armë në një bar në Raunheim, pranë aeroportit të Frankfurt, njoftoi policia gjermane. Sipas njoftimeve paraprake,...

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ndezin spekulimet për lidhje pas reagimeve në Instagram

0
Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet...

Kuvendi miraton projekt-rezolutën për Iranin, opozita bojkoton votimin

0
Në seancën parlamentare të sotme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projekt-rezolutën për shpalljen e Iranit si shtet terrorist. Votimi u zhvillua me pjesëmarrjen kryesore të...

“Dosjet në rrezik”, Kushtetuesja vendos për provat që implikojnë Ballukun, Becin dhe Berberin

0
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pritet të marrë një vendim kyç që mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e disa prej dosjeve më të bujshme...