12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Breçani i lakuar dhe më parë duke përdorur emrin e tij, aksidenti i të birit i cili doli pa ‘u lagur’ fal të atit

Erzen Breçani u arrestua dje, teksa po futej në stadiumin Air Albania për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares.

Por në fakt, emri i Erzen Breçanit nuk është lakuar gjithmonë për mirë. Para disa viteve djali tjetër i tij u përfshi në një ngjarje të rëndë, por çuditërisht u mbyll dhe u harrua pa asnjë të dënuar. Më 10 qershor 2021, djali i vogël i Erzen Breçanit, shkaktoi një aksident fatal. Ai përplasi 24-vjeçaren Xhesina Gega me një makinë “Mercedez Benz”, lloji AMG, me targa “AA 888 XX” në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë dhe u largua me shpejtësi. Vajza përfundoi në spitalin e Traumës ku humbi edhe njërën këmbë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplas fillimisht me murin, më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Policia e arrestoi të riun, ai doli në gjykatë, qëndroi 2 javë në arrest me burg dhe më pas, Gjykata e Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkonte arrest me burg dhe jo “arrest shtëpie”, ai ia doli të dalë pa lagur nga kjo histori.

“Rezulton se nga faktet e mbledhura, dëmtimet e shkaktuara ndaj viktimës që në momentin e parë të ngjarjes kanë qenë tepër të rënda, çka ka bërë të detyrueshëm dërgimin e saj në Spitalin e Traumës, ndërkohë që, është konstatuar po ashtu se si pasojë e përplasjes së fortë, e reja e aksidentuar ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar gjymtin të përhershëm në masën 1/3-n e aftësisë së përgjithshme.

Referuar rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i mjetit nuk ka qenë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo vepër penale për të cilën akuzohet 19-vjeçari konsiderohet e një rrezikshmërie të lartë, dhe dispozitat përkatëse ligjore përcaktojnë burgimin nga 1 deri në 5 vjet”, arsyetonte Prokuroria në kërkesën drejtuar gjykatës. Por kërkesa u rrëzua dhe Jehon Breçani rifitoi lirinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...