Brikena Selmani dhe Mateo Borri i dhanë “Po”-në njëri-tjetrit gjatë një ceremonie të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Modelja nga Kosova u shfaq e mrekullueshme me fustan të bardhë, ndërsa Mateo me kostum elegant të zi.
Ceremonia u zhvillua para konkurrentëve dhe ish-banorëve, dhe celebrimi u drejtua nga ish-banori Kristi Lamaj, sipas dëshirës së çiftit. Dëshmitarë të momentit ishin opinionistët Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.
Performancën muzikore e realizoi këngëtari i njohur Gena, ndërsa ceremonia u përmbyll me shkëmbimin e një puthjeje të përzemërt nga çiftit, duke vulosur dashurinë e tyre përpara të gjithë të pranishmëve.






