13.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Britania e Madhe përfshihet në financimin e Hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri Rama ka bërë të ditur në një konferencë me sekretarin e jashtëm britanik se Britania e Madhe do të përfshihet në financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Projekti, i cili ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, synon të rrisë kapacitetet e lëvizjes në mes të dy vendeve dhe në rajonin më gjerë.

Hekurudha Durrës-Prishtinë është një element kyç i zhvillimit të infrastrukturës së transportit dhe pritet të kontribuojë në rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal.

“Në planet e bashkëpunimit bilateral dëshiroj të theksoj se kemi diskutuar për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me rëndësie të veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë. Element kyç i projekt të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh se së shpejti në hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit. Njëkohësit edhe Kosova do të ndërtojë një port të Thatë në Prishtinë. Për të gjitha këto së bashku, ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet me financimin dhe ekspertizën. Mirënjohje sekretarit pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT