7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë”/ Tedi Blushi: “Në 10 vite Edi Rama nuk bëri atë që premtoi, por ua ktheu jetën në ferr fermerëve”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se bujqësia shqiptare është në krizë të thellë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai tha se fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti.

Blushi tha se askush nuk pret më asgjë nga “Rilindja” që sipas tij në 10 vite i mashtroi dhe vodhi shqiptarët.

Ai shtoi se Shqipëria nuk mund të jetë hambar për Edi Ramën, por duhet të jetë vendi i shanseve për të gjithë.

“Bujqësia shqiptare është në krizë të thellë. Në Roskovec të Fierit fermerët po i braktisin tokat. Në shumë prej serave këtë dimër nuk ka të mbjella. Nafta, fidanët dhe pesticidet janë në çmime që nuk i përballojnë dot. Shumë kanë ikur në emigrim pasi kostot e larta, mungesa e tregut për prodhimet dhe braktisja nga shteti i çuan drejt falimentit. Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe i braktisur nga shteti në një treg të pabarabartë, fermeri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut përfiton çdo vit subvencione konkrete dhe lehtësira të tjera.

Askush nuk pret më asgjë nga “Rilindja”! Në 10 vite Edi Rama nuk bëri atë që premtoi, por ua ktheu jetën në ferr fermerëve. I mashtroi, i braktisi, i rrënoi ekonomikisht dhe i detyroi të largohen nga vendi. Shqipëria nuk mund të jetë “hambar” për Edi Ramën, por duhet të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht!”, është shprehur Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...