15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Burgim i përjetshëm për Azgan Mërnicën, vrau me armë efektivin e “Shqiponjave”

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i shpallur fajtor për vrasjen e efektivit të forcave speciale “Shqiponja”, N.C.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për 45-vjeçarin, i cili u akuzua për tre vepra penale: “Vrasje me armë zjarri e punonjësit të policisë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Drejtim të parregullt të mjetit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi pas një paralajmërimi të policit ndaj Mërnicës për drejtim të rrezikshëm të automjetit. Debati verbal përfundoi tragjikisht kur Mërnica nxori armën dhe e qëlloi efektivin për vdekje.

Pas ngjarjes, i akuzuari u arrestua pas një operacioni 48-orësh dhe negociatash me familjarët. Me vendimin e sotëm, ai do të vuajë dënimin maksimal në burgim të përjetshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...