12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Bykykbashi për vendimin e formës së prerë,”Të dëgjohemi dhe më pas të merret një vendim”

Gjatë protestës së sotme, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh në lidhje me vendimin e byrosë për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës. Ai përmend nenin 65 fraksion 4 pika 2, i cili u jep të drejtën deputetëve të ankimojnë përjashtimin e tyre nga parlamenti, të paraqiten në seancën parlamentare që të japin arsyet e tyre dhe më pas mund të merret vendimi i byrosë.
Sipas Bylykbashit përjashtimi i deputetëve vjen pas kërkesës së ngritjes së një Komisioni Hetimor në lidhje me skandalin Rama-McGonigal.

Ndër të tjera deputeti i PD-së tha: “Me një vendim të tipit fashit parlamenti i Shqipërisë dhe maxhoranca e Edi Ramës përtjashtoi deputetët e opozitës. Kjo është në bazën e përjashtimeve të seancave të fundit të mbi 20 deputetëve janë që janë përjashtuar se kërkojnë një të drejtë kushtetuese për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Cilido deputet i opozitrës ka të drejtë të kontrollojë qeverinë, veçanërisht opozita. Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për një rast të paprecedent që kryeministri është përfshirë në korrupsionin e McGoningal. Kërkojmë që të hetohet e gjitha afera e pisët e Ramës me McGonigal dhe të gjithë ata që janë përfshirë.

Këtë kemi kërkuar ne, këtë të drejtë kushtetuese, prandaj deputetët e opzitës janë përjashtuar. Ne përfaqësojme 750 mijë zgjedhës.

Deputetët e opozitës janë përjashtuar sepse duan t’i kërkojnë llogari Edi Ramëss për këtë skandal. Ja ku është vendimi i byrosë, ai vendim që përjashtoi deputetët, një vendim që duhet të anullohet si anti-kushtetues.

Pa garantuar të drejtën që na njeh neni, i cili jep të drejtën çdo deputeti të marrë pjesë për ankesë ndaj përjashtimit të tij, deputeti ka të drejtë të japë arsyet e veta, të dëgjohemi dhe më pas të merret një vendim. Ju e patë sot, si garda pengoi deputetët të futen në parlament.

Mblodhën byronë shpejt-e-shpejt dhe morë një vendim të formës së prerë dhe ekzekutohet menjëherë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...