11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Çekiçi 14” përplaset me Bashkinë: Protestë me gurë, mesazh direkt Ramës

Korçë – Incidenti që tronditi qytetin e Korçës dy ditë më parë vijon të ndezë debatet në rrjet dhe opinionin publik. Kostandin Dramolli, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14”, është 26-vjeçari që në shenjë proteste kundër aksioneve për lirimin e hapësirave publike, theu me gurë xhamat e godinës së Bashkisë së Korçës, një akt që e filmoi dhe shpërndau vetë në rrjetet sociale.

Në një prononcim për mediat, Dramolli sqaroi motivet e veprimit të tij, duke deklaruar se ishte një reagim ndaj, siç e cilësoi ai, një padrejtësie të qeverisë. Sipas tij, vendimi për të ndërhyrë në lagjen nr.14, ku ai jeton, i ka prekur jo vetëm bizneset lokale, por edhe detaje të vogla si lule dekorative që ishin mbjellë nga vetë banorët.

“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin. E bëra viral sepse populli nuk duhet të flejë, duhet të çohet dhe të tregojë karakter. Nuk pendohem unë, ishte një vendim i drejtë. Edhe burg e bëj, s’ka problem,” u shpreh ai.

I riu, ish-portier i disa ekipeve shqiptare dhe tashmë reper aktiv në skenën “underground”, e shfrytëzoi momentin për të lëshuar një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për një urdhër politik që solli ndërhyrjen në lagjen e tij.

“E mori në telefon Sotiraqin dhe e shkatërruan lagjen time. Heqin karriget, tavolinat, lulet. Nga ato katër tavolina familjarët nxjerrin bukën. Kjo nuk është sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, jo të shkatërrojë lagjet e njerëzve që mezi mbijetojnë.”

Dramolli, që nuk e mohon të shkuarën e tij penale, thekson se nuk do të ndalet së ngrituri zërin, madje paralajmëron se nëse situata vazhdon, do të ketë përshkallëzim.

Nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet të ngrejë zërin. Unë kam çunat, gjithë qytetin me vete. Do t’i shkojë fjala edhe Bashkisë, edhe zotit Rama. Nëse nuk ndalet, kjo histori do bëhet më e madhe.”

Ngjarja e Korçës ka hapur një diskutim të ri për tensionet sociale që po shoqërojnë operacionet e qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Ndërkohë, autoritetet lokale ende nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare për incidentin dhe as për dëmet e shkaktuara.

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Dramollit, i cili pritet të përballet me akuza për dëmtim prone publike dhe nxitje për protesta të dhunshme. Ai ndërkohë e konsideron veten “zëri i lagjes” dhe thotë se nuk ka ndërmend të ndalet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...