9.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

“Çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi”/ Balluku: “Qytetarët nuk po i detyrojmë, por po i sensibilizojmë”

Zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzoi sot opozitën se po u bën thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen thirrjeve të qeverisë për të kursyer energjinë elektrike.

Duke folur në Kuvend, gjatë debatit katër orësh për çmimin e energjisë elektrike, ajo tha se në 17 ditët e para të tetorit, qytetarët kanë konsumuar 5% energji në krahasim me vitin e kaluar.

“Çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi. Ju vazhdoni të talleni dhe dezinformoni njerëzit. Sot po minoni një nga aktivitetet më të rëndësishme, kursimin e energjisë dhe jeni të investuar të gjithë për të ndaluar këtë proces. Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Kjo është arrogancë.

Ne e kemi nisur kursimin nga vetja, kurse qytetarët nuk po i detyrojmë, por po i sensibilizojmë. Fakti që krahasuar me tetorin 2021, konsumatorët shqiptarë kanë konsumuar 5% më pak është për tu përshëndetur dhe na jep shpresë. Në 30 shtator kishim motin që përmirësoi liqenin e Fierzës, Komanin dhe Vaun e Dejës dhe duke pasur të dhënat që konsumi u ul qeveria mori vendim të mos e aplikonte fashën 800 kwh”, tha Balluku.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...