10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Celibashi për zgjedhjet e 6 Marsit/ 24 orë kohë për të sjellë kërkesën për koalicionin

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani kanë paraqitur kërkesë për regjistrim 11 parti politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili ka renditur me anë të një postimi në Facebook, partitë e regjistruara deri më tani.

Më tej ai bën me dije se nuk ka paraqitur kërkesë për regjistrim asnjë komitet nismëtar.

KQZ ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e atyre partive që kanë mangësi ose problematika, për të vijuar më pas me miratimin e tyre në seancë publike.

Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara do të kenë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

Postimi i Ilirjan Celibashit:

Në KQZ Shqiperi kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në #zgjedhje6bashki të datës #6mars2022, partitë politike në vijim:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
Levizja Socialiste për Integrim (LSI)
Levizja e Re (LRE)
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Partia Kristian Demokrate (PKDSH)
Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
Nuk ka paraqitur në @KQZShqiperi kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.

KQZ Shqiperi ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e atyre partive që kanë mangësi/problematika, për të vijuar më pas me miratimin e tyre në seancë publike. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara do të kenë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...