16.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Çështjet me operatorin telefonik ONE vazhdojnë: Qytetarja gjobitet 10 vite pasi ka mbyllur kontratën

Një tjetër rast i pashpjeguar ka dalë në dritë lidhur me operatorin telefonik ONE, ndërsa kompania nuk ka kthyer përgjigje për denoncimin e parë. Një qytetare tregon historinë e saj, ku ajo është akuzuar për detyrime të një kontrate që ka nënshkruar para 10 vitesh, por që nuk është përdorur nga ajo.

Qytetarja, e cila ka firmosur për një numër celular dhe një telefon fiks për një person tjetër në 2013-n, është kontaktuar nga një zyrë ligjore që pretendon detyrime të vjetra. Megjithatë, personi që ka pasur numrin në përdorim ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj kompanisë dikur AMC, Telecom dhe sot ONE. Megjithatë, pas 10 vjetësh, qytetarja merr një shkresë nga zyra ligjore që i kërkon të paguajë detyrimet.

Denoncuesja:

Pa penalitetet që ata pretendojnë, një vlerë afërsisht 400 mijë lekë të vjetra. Por, sigurisht që nëse çështja do të shkojë në gjykatë, supozohet që do të shtohen shpenzimet.

Në shkresë thuhet se qytetarja në fjalë është debitore dhe duhet të paguajë vlerën prej 37 mijë e 629 lekësh të reja.

Pas marrjes së kësaj shkrese, qytetarja në fjalë interesohet tek personi që kishte pasur numrin në përdorim dhe del në përfundim se nuk kishte asnjë debi.

“Nuk më japin një mundësi që unë të kuptoj pra për çfarë bëhet fjalë sepse kjo kontrata nuk është mbyllur para kohe siç pretendohet nga ana e kompanisë sepse personi që e ka patur numrin në përdorim, i ka shlyer në mënyrë të rregullt faturat, deri në përfundim të asaj kontratës.”

Atëherë, nga u akumulua kjo vlerë?

Zyra “D&A Fin Partners” përmes një punonjëseje që preferon të identifikohet thjesht si Ledia e kontakton në WhatsApp zonjën dhe i kërkon detyrimin. E pyetur nëse duhej të vijonte me pagesën në numrat e llogarisë që i janë dhënë në shkresë, “Ledia” thotë se tashmë dosja e denoncueses ka kaluar në një tjetër department dhe nuk di të japë një përgjigje.

Por nëse qytetarja do ta kishte paguar në ato numra llogarie, ku do të shkonin paratë? A do t’i quhej?

Përtej pikëpyetjeve të shumta që ngrihen, zyra “D&A Fin Partners” e kërcënon me gjyq qytetaren, nëse nuk bëhet mbyllja e dosjes.

Por më çfarë argumenti?

Ajo nuk është kontaktuar për 10 vite rresht dhe siç deklaron edhe vetë, nuk ka ndërruar adresë. Ku ishte ONE gjatë gjithë kësaj kohe? Po zyra “D&A Fin Partners”?

“Gjatë 10 viteve më duket e pamundur që unë nuk jam kontaktuar asnjëherë. Ndërkohë që s’kam ndryshuar banesë. Të jemi realiste, 10 vite janë shumë. Unë atëherë kam qenë pas adoleshence dhe sot jam shumë më e madhe, kam krijuar jetën time dhe është një gjë që vjen komplet papritur. Por, gjëja që ata më kanë thënë ka qenë që do t’i drejtohemi gjykatës, pas njoftimit të fundit që më kanë dërguar në vendin e punës.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT