Një debat i ashpër ka shpërthyer mes banorëve Mateo dhe Rogerti në oborrin e shtëpisë, duke përfshirë edhe Miri dhe më pas ndërhyrjen e Gimbos.
Mateo ka risjellë në vëmendje familjarët që Rogerti i ka përmendur përpara Selinit, duke e cilësuar këtë si një formë viktimizimi: “Çfarë viktime bën ti i shkreti, i përmend të tjerëve familjen, ofendime, të gjitha,” tha ai.
Rogerti e ka mohuar këtë akuzë: “Çfarë viktime bëra unë?” – duke kundërshtuar tonet e ashpra të Mateo-s.
Debati ka vazhduar me përplasje mbi ndjenjat personale dhe mënyrën se si diskutohet familja e banorëve të tjerë:
Mateo: “Ti i përmend Selinit nënë dhe baba, e më pas i thua më përmende familjen. E bëre viktimën me familjen.”
Rogerti: “Dua ta kap në karrem. Viktimizim është ky. Do të dalësh tek gjërat personale.”
Situata ka krijuar tension të dukshëm në ambientin e shtëpisë, ndërsa debati nuk ka rezultuar ende me një përfundim.






