18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Çlirim Gjata: Rama kërkon të mbyllë kapitullin Berisha, por opozita do të protestojë

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, ka folur në një emision televiziv duke komentuar refuzimin e kërkesës së Sali Berishës për të qenë prezent në seancat plenare të parlamentit. Gjata ka shprehur bindjen se Edi Rama nuk e përballon dot Sali Berishën dhe po bën çdo kusht që ai të largohet nga parlamenti dhe nga skena politike.

“Kur filloi ndjekja penale ndaj Berishës, ne kemi thënë që po kërkohet me zor të largohet Berisha nga parlamenti. Në momentin që opozita filloi të bashkohej, u kërkua 8 komisione parlamentar dhe fitoi beteja për t’i marrë të drejtat e veta kushtetuese.

Ai theksoi se që nga fillimi i ndjekjes penale ndaj Berishës, është bërë përpjekje për ta larguar atë nga parlamenti. Gjata tha:

“Kur nisi kjo beteje nisi kjo Berishën. Tani po bëhet gjithçka që atij t’i hiqet Berisha. Rama nuk e përballon dot Berishën. Berishës i takon të shkojë në Parlament apo komisioneve.”

Dekretimi i ligjit nga Begaj

Presidenti Republikës dekretoi ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore, e sipas Gjatës, Begaj po paraqitet edhe më dobët se Haxhilleshi, i cili ka qenë presidenti në kohën e komunizmit.

Sipas tij Begaj është thjeshtë dhe vetëm një noter i Ramës, i cili firmos.
“Begaj në këto momente po paraqitet edhe shumë më dobët se Haxhilleshi. Presidenti më i dobët që nga Ismail Qemali.
KA ca detyrime presidenti, sadopak kompetenca të ketë. Detyrimin të luaj rol presidencialist, nuk ka president që nuk ke bërë këtë.
Ka një vit e gjysëm që është zgjedhur dhe nuk ka bërë një veprim që të tregojë se jam dhe unë këtu.
Thjesht një noteri Ramës” u shpreh Gjata.

Protesta

Prej disa ditësh, opozita po mblidhet në atë që është quajtur rruga e shpresës, poshtë banesës ku ndodhet në arrest ish-kryeministrit, Sali Berisha. Gjata tha Berisha vazhdon të jetë drejtuesi i PD dhe se po përgatiten për prostesta kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...

Socialistët depozitojnë rezolutën për Iranin: Shqipëria mund ta shpallë shtet sponsor të terrorizmit

0
TIRANË – Pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend një rezolutë të qartë dhe të detajuar kundër Republikës Islamike...

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...