10.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Çmimi i hidrokarbureve/ Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: “Prej një jave tregu në monitorim, mund të jetë nga ndikimi i tregut të jashtëm mbetet për t’u vlerësuar”

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave se çmimet në tregun e hdirokarbureve janë në monitorim prej një jave.

Biba solli shembullin e Italisë ku operatorëve iu vendosën përgjues nga Autoriteti i Konkurrencës dhe më pas u dënuan me 9 milionë euro gjobë, por theksoi se këto kompetenca nuk i ka institucioni në Shqipëri.  Bujar Leskaj kërkoi rritje të luftës ndaj karteleve pasi këtë ua kërkojnë edhe institucionet ndërkombëtare.

Spaho: Çmimi është shumë i rëndësishëm në punën tuaj. Ne s’jemi gjykatës, as duhet t’i shkojë në mend njeriu që ju kemi për të gjykuar punën tuaj, qëllimi është të përmirësojë punën tuaj. Edhe ju nuk jeni institucion i pavarur, vareni nga shoqëria. Ka nevojë për përmirësime në ligj.

Biba: Çmimet janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi në monitorim të vazhdueshëm. Këtu u bë një pyetje për tregun e hidrokarbureve, po ju them ne kemi vendosur prej një jave monitorimin e tregu e hidrokarbureve. Indikator ishte rritja e çmimit. Mund të jetë  nga ndikimi i tregut të jashtëm mbetet për t’u vlerësuar nga hetimi i institucionit. Me të drejtë ose pa të drejtë ne  vuajmë nga perceptimi negativ nga qytetarët.  Nga kryeqytetari që është babai im, më tha: Bir çfarë do bësh për çmimin e rritur të naftës. Kur edhe im at më takon rregullisht ngre pyetje të këtij karakteri, përfytyroni qytetarët e tjerë. Rregullimi i çmimeve nuk është misioni ligjor për të cilin legjislacioni ka ngritur Autoritetin e Konkurrencës. Në një çështje për qumshtin pudër të fëmijëve thirren operatorët italianë, duke qenë se çmimi ishte 150 për qind më i lartë se vendet e tjera të BE-së. Autoriteti i Konkurrencës ju vuri përgjues operatorëve dhe kur ata dolën folën gjithë ç’kishin për të dhënë dhe ishte evidenca për dënimin me 9 milionë euro gjobë. Ne kompetenca të tilla nuk i kemi. Vetëm letërkëmbimi me institucionet na humb sekretin hetimor, që ndonjëherë na zgjat 4 muaj.

Shalsi: Në lidhje me sugjerimin për punën tuaj, pengesat, në dëgjesën e pas një muaji do t’i parashtroni komisionit se çfarë do ndryshojmë në ligj.

Leskaj: Ju s’duhet të harroni të jeni shërbestar të qytetarëve. Të rritet lufta kundër karteleve se këtë ua kërkojnë edhe institucionet ndërkombëtare. Por mbi të gjitha është integriteti i gërshetuar me profesionalizmin që ju do në krah të qytetarëve.

Shalsi: Është bërë një zhurme e madhe në rrjetet sociale në lidhje me shkarkimin e një shefi kabineti.

Biba: Zotëria prej më shumë se një viti ka qenë nëpunës civil, drejtor juridik pa asnjë kompetencë për të përfaqësuar institucionin në marrëdhënien me mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...