8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Çmimi i naftës/ Deputeti Sula: “Qeveria vazhdon të fryjë xhepat duke vjelë më shumë taksa nga rritja e çmimeve, fermerët po falimentojnë”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nëpërmjet një postimi në Facebook ka denoncuar vjedhjen që i bëhet shqiptarëve dhe në veçanti fermerëve me çmimin e naftës.

Sula thekson se babëzia e qeverisë dhe rimbursimi i oligarkëve janë ato që po shkaktojnë krizën aktuale.

Postimi i Dashnor Sulës

Pse fermerët dhe shqiptarët e blejnë më shtrenjtë naftën!

 

Teksa qeveria vazhdon të fryjë xhepat duke vjelë më shumë taksa nga rritja e çmimeve, fermerët po përballen me falimentimin, ndërsa qytetarët me luftën për mbijetesë. Sipas INSTAT vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti për shkak të rritjes së çmimeve, qeveria shqiptare mori 342 milionë euro më shumë sesa ishte parashikuar nga taksat.

 

Këto para nuk u rishpërndanë për qytetarët që të zbusin sadopak krizën por shkuan si gjithmonë tek oligarkët, klientë e qeverisë. Kujtojmë që pak javë më parë u mblodh qeveria për të vendosur rimbursimin e oligarkëve.

Ndërkohë nga ana tjetër fermerët dhe qytetarët shqiptar po njohin rekord pas rekordi të çmimit të naftës. Dje Bordi i Rritjes së çmimeve pa transparencë e çoi çmimin e naftës 265 lek për litër, duke na bërë vendin e 10 në botë me naftën më shtrenjtë. Vlen të theksohet se jemi ndër të fundit në rajon për pagën mesatare.

Por përse e blejnë shqiptarët kaq shtrenjt naftën?! Përgjigja është: për shkak të babzisë së qeverisë. Më posht janë taksat që merren nga shteti ynë për një litër karburant:

40 lek për litër akcizë

3 lek për litër Takse Karboni

27 lek për litër Takse Qarkullim

0.61 lek për litër Takse Markimi

40.275 lek për litër Tvsh 20%

Plus marzhi fitimit të BORD Transparence

3 lek për litër

Plus kosto për Transporti 2 leke/liter

110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.

Kjo është e vërteta të dashur bashkëkombasit e mi. Kriza e çmimeve është e vërtet qe nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por është po aq e vërtetë se qeveria Shqiptare është e fundit në Ballkanin Perëndimor sa i përket masave që ka marrë për të përballuar këtë krizë. Këtë e tha Banka Botërore, as unë e as opozita.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...