9.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Çmontohet një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, ne pranga bie e bija e një politikani maqedonas

Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas.

Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzo9het për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos.Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram.

Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe një 34-vjeçar dj i njohur në Shkup. Sipas dosjes, policia greke kishte kohë që po vëzhgonte bandën e kokainës dhe rezulton se grupi nga Shkupi kishte role të dallueshme.

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin 12-vjeçar

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Leoben në Austri, ku një nënë dyshohet se ka vrarë fëmijën e saj 12-vjeçar. Lajmi raportohet nga...

Berisha thirrje për protestë kombëtare më 10 shkurt: “Vetëm revolta e qytetarëve e shpëton...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar datën e protestës së dytë kombëtare që opozita do të zhvillojë këtë vit përpara Kryeministrisë. Protesta...

Arrestohet 30-vjeçari në Sarandë për shitje të kanabisit, sekuestrohen lëndë narkotike dhe automjeti

0
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, teksa dyshohet se shiste kanabis të ndarë në doza gati për shitje. Operacioni u organizua dhe...

Presidenti Vuçiç nënshkruan “Ligjet e Mrdiçit”, opozita alarmon për kontroll mbi gjyqësorin dhe pengesë...

0
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një seri ligjesh të propozuara nga deputeti i SNS-së, Ugljesha Mrdiç, të njohura si “Ligjet e Mrdiçit”,...

Tre arrestime dhe 4 në hetim në Tiranë për kontrabandë të veshjeve të luksit

0
Tre persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë vënë nën hetim në Tiranë, të akuzuar për kontrabandë të veshjeve të luksit nga Kina...