10.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

“Coronavac” ofron veçse gjashtë muaj garanci ose efektivitet, ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç

E thotë Kina zyrtare: “Coronavac” ofron veçse gjashtë muaj garanci ose efektivitet. Më tej, niveli i antitrupave, kryesisht te të moshuarit, shkon drejt zerimit.

Vetëm një dozë e tretë indukton me shpejtësi imunizim të fortë. Me shpërthimin e valëve e varianteve të reja të COVID-19 që preku edhe të vaksinuarit, “CDC Hebei”, laboratori kyç i shëndetit publik në Kinë dhe firma farmaceutike “Sinovac” kanë marrë në studim rastet për të arritur në konkluzionin se dy doza vaksine janë të pamjaftueshme për të mbrojtur popullatën.  Veçanërisht, ata mbi 60 vjeç.

Është mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ai që e sjell studimin, duke e interpretuar si domosdoshmëri për politikëbërësit që të shikojnë mundësinë e implementimit të një doze të tretë për të vaksinuarit me dy doza deri tani. E mundësisht, nga ato të miratuara nga autoritetet rregullatorë në botë. “’Coronavac’ ka nevojë për një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç, janë gjetjet e studimit klinik zyrtar të fazës së parë dhe të dytë në Kinë.

Autorët kanë dalë në përfundimin se një dozë e tretë indukton me shpejtësi në shtatë ditë përgjigje imunitare të fortë. Këto rezultate mund të ndihmojnë politikëbërësit të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht mosha të vjetra me ‘Coronavac’ në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë ‘Coronavac’, akoma më mirë ‘Pfizer’ apo ‘AstraZeneca’, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtëdimrit të ardhshëm”, shkruan eksperti i Shëndetit Publik, njëherësh anëtar i Akademisë së Shkencave. Përpara se ta thotë Kina, shumë shtete të tjera e kanë parë si mundësi e disa prej tyre e kanë aplikuar tashmë. E tillë është Turqia, që përpara se ta ndërmjetësonte “Coronavac” në Shqipëri, nisi vaksinimin masiv me vaksinën kineze, duke u bërë ndër të parat shtete të mëdha që i besuan asaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...