6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Covid-19, MSH: 660 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Kanë shënuar një rritje të ndjeshme shifrat e koronavirusit në vend, gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë kanë humbur jetën 11 pacientë, si dhe kanë rezultuar pozitivë 660 persona.

Lidhur me situatën, MSH iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së virusit të rrezikshëm.

Njoftimi i plotë i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

 

Duke ju informuar se nga sot kufizimi i levizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID19.

 

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 3424testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 555
Të shtruar në spitale 287
Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3,424

Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste Aktive 23,522
Humbje jete 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...