9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

COVID19/ MSH: 6 humbje jete dhe 185 raste të reja në 24 orët e fundit

Shifrat e Covid 19 në vendin tonë pësojnë luhatje nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social raportoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 6 humbje jete.

Viktimat janë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Po ashtu MSh, sqaron se ka 185 raste të reja infektimesh.

NJOFTIMI I PLOTE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontakte, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet e vetme që kemi në dorë për të luftuar virusin e rrizikshë në pritje të vaksinës.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë 348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 1,281 

 

Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat 770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT