Në ditën e 40-vjetorit të tij, Cristiano Ronaldo dha një intervistë për “Canal 11”, ku foli për të ardhmen e tij dhe për mundësinë e të luajturit përkrah djalit të tij, Cristiano Jr.
Ylli portugez shprehu dëshirën për ta bërë realitet këtë moment, por theksoi se nuk është diçka që e shqetëson:
“Do të më pëlqente, do të më pëlqente. Nuk është diçka që më mban zgjuar natën, por do të ishte një gjë e bukur. Do të shohim. Më shumë varet nga ai sesa nga unë.”
Cristiano Jr., i cili është pjesë e akademisë së Al-Nassr, po ndjek hapat e të atit në futboll, por mbetet për t’u parë nëse ai do të ndjekë një karrierë profesionale në nivelet më të larta.