Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar ndaj kritikave për performancat e saj gjatë shtatzënisë, duke dhënë një mesazh të fortë mbi fuqinë dhe vendosmërinë e grave. Në një postim në InstaStory, ajo theksoi se muzika ka qenë gjithmonë pasioni dhe terapia e saj që nga fëmijëria, ndaj nuk ka ndërmend të ndalet as tani.
“Të qenit shtatzënë nuk do të thotë të ndalosh jetën apo karrierën,” – shkroi Dafina, duke sfiduar perceptimet tradicionale mbi gratë në këtë periudhë.
Ajo vuri në dukje se shpeshherë burrat nuk e kuptojnë forcën dhe përkushtimin e grave që punojnë edhe gjatë shtatzënisë. “Jam një dëshmi e kësaj fuqie,” – përfundoi artistja, duke dhënë një mesazh frymëzues për ndjekësit e saj.
Reagimi i Dafinës është përshëndetur nga fansat e saj, të cilët e mbështesin për vendosmërinë dhe pasionin e saj për muzikën, pavarësisht sfidave që sjell shtatzënia.