19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Dalin në dritë të tjera detaje nga skandali seksual në Bashkinë e Kukësit, Alma K. shkëmbente sms me ish-kreun e këshillit të qarkut

Një skandal i madh ka tronditur Kukësin, pas arrestimit të ish-kryebashkiakut, Safet Gjici, dhe gazetares Alma K, në lidhje me një video të një akti seksual në zyrën e bashkisë. Ata u paraqitën në Gjykatën e Posaçme duke u përpjekur të shmangnin një gjykim të gjatë për akuzën e korrupsionit. SPAK pretendon se kishte një bisedë të regjistruar mes tyre në lidhje me një tender për strehimin e qenve endacakë, dhe gjetën një USB me materialin e aktit seksual në banesën e gazetares.

Në seancën gjyqësore, u lexua një kërkesë për gjykim të shkurtuar, duke argumentuar se biseda dhe gjetja e materialit i përfshijnë në një ngjarje kriminale serioze. SPAK tha se Alma K kishte filmuar aktin seksual me vullnet të plotë dhe pastaj pretenduar se Abedin Oruçi i kishte marrë USB-në me forcë. SPAK theksoi se ky pretendim nuk është konfirmuar nga hetimi.

Në një pjesë të dosjes, bisedat mes Alma K dhe Abedin Oruçi shfaqen, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga ajo. SPAK informon se Alma K kishte bërë një video me vullnet të plotë me Oruçin dhe më pas kërkonte sërish materialin nga ai për të kërkuar mbrojtje në një ambasadë.

Dosja gjithashtu përfshin një incident kur një këshilltar i kritikoi Gjicin në një mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe paralajmëroi për publikimin e videos, duke iu drejtuar atij me fjalë të ashpra. Gjicin dhe Alma K kanë dalë në pah se kishin pasur një takim tjetër para datës 6 qershor 2023.

Ngjarja bëhet edhe më komplekse me pretendimet e Alma K për tentativën e saj për të kërkuar mbrojtje në një ambasadë, ndërkohë që SPAK hedh dyshime mbi versionin e saj të ngjarjeve.

Në zhvillim gjeni pjesë nga përgjimet.

Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B. Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje. Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin. “E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marrjen e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi”, informon SPAK. Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në messenger nga data 22 shtator 2022.

Paralajmërimi

Ndërkohë në një tjetër pjesë nga dosja e videoskandalit seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit mes Safet Gjicit dhe Alma K. Në dosje tregohet një incident, më datë 09.06.2023 kur Safet Gjici është betuar si kryebashkiak i Kukësit dhe është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak. Në këtë mbledhje, këshilltari Astrit Cengu ka marrë fjalën dhe me tone të ashpra, në dosje thuhet se i është drejtuar kryetarit Gjici duke tundur telefonin që kishte në dorë dhe deklaronte se Gjici edhe pak kohë do të qëndronte në detyrë për shkak të një video që do bëhej publike dhe që do të trondiste të gjithë vendin. “Me date 09.06.2023, ditën e betimit te Kryetarit te Bashkisë Kukës ndodheshin ne Pallatin e Kulturës ne Kukës ku është mbajtur mbledhja e pare e Këshillit Bashkiak. Ne përfundim te votimeve për anëtaret e këshillit te qarkut, mori fjalën shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dore deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qëndronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per përmbajtjen e videos vetëm ditën e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma K. te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet ne vijim pas takimit me Alma K. ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te dhe ka insistuar qe kjo e fundit t’i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma K. ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma K. per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma K. jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023”, thuhet në dosje.

Alma K. tregon bisedën me të moshuarën pasi del nga zyra e Gjicit

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K. ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Gazeta “SOT” po sjell një pjesë nga dosja, ndërsa Alma K ka treguar bisedën me një të moshuar dhe se çfarë i kishte thënë ajo teksa dilte nga Bashkia e Kukësit, pasi kreu aktin seksual me Safet Gjicin. “Edhe Alma K në dëshminë e saj thotë se në dalje nga Bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Alma K i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që d

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT