11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Dashnori i syve që të pëlcasin”, Egli dhe Gjesti: Tensioni mes tyre pas rikthimit të banores në “BBVA4”

Situata mes banores Egli dhe artistit Gjesti ka marrë një tjetër rrjedhë pas rikthimit të saj në “Big Brother VIP Albania 4” (BBVA4). Egli ka bërë të qartë se ka vendosur të distancohet nga Gjesti dhe të tregojë se e respekton veten, duke u shprehur se do të mbetet e larguar nga ai.

Disa javë më parë, shumë persona kishin kritikuar Egli-n për afrimitetin e saj me Gjestin, por tani situata ka ndryshuar. Gjatë një diskutimi pasditeje, ndërsa Egli po hante, Gjesti i është afruar dhe ajo i kërkoi të largohej. Pas kërkesës së saj, Gjesti është acaruar dhe ka pohuar se për të, Egli mbetet “dashnori”.

Pjesë nga diskutimi:

Egli: “A po ik o shok? A po ik të shohësh punën tënde?”

Gjesti: “Shok?”

Egli: “Po.”

Gjesti: “Mua shok?”

Egli: “Pse ça je ti?”

Gjesti: “Dashnori.”

Egli: “Dashnori? Jo, i dashuri, i dashuri.”

Egli: “Dashnori i syve që të pëlcasin e të dalin. Mos e thuaj më.”

Gjesti: “I dashur moj, e përmirësove.”

Egli: “Si term me mua mos e përdor më. Dashnori, i dashuri, burri, më fshi kur flet me mua. Hajde, mos e bëj më gropë seç e ke bërë, lëre aq sa e ke bërë.”

Gjesti: “Sa gropa, 2 metra? Dua ta bëj 3 metra.”

Egli: “Rri mirë.”

Gjesti: “E di se ja dal edhe nëse bie.”

Egli: “Ore turpi jot është që vazhdon e qesh me këtë gjë, nuk është i imi. Vazhdo e qesh.”

Diskutimi ndërmjet Egli dhe Gjestit tregon tensionet e rritura mes tyre, duke i dhënë një kthesë të re dinamikes së marrëdhënies së tyre në shtëpinë e “BBVA4”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...