Raporti mes Selin dhe Gretës, të cilat në perspektivë pritet të bëhen kunata për shkak të lidhjes së Gretës me vëllanë e Selin, u vu në qendër të diskutimit mbrëmjen e sotme në studio.
Pyetja që ndezi debatin ishte nëse dy banoret janë sjellë si aleate apo si kundërshtare brenda lojës. Moderatori Ledion Liço shprehu këndvështrimin e tij duke thënë se, sipas tij, kunatat shpesh janë si motra dhe mund të kenë një marrëdhënie të afërt.
Por kjo deklaratë u shoqërua menjëherë me reagimin e Monika Kryemadhit, e cila, me buzëqeshje dhe nota ironie, e kundërshtoi këtë ide.
“Avash mo avash… kunata janë, ndaj i thonë kunatë dhe jo kuditë. Unë për shembull me motrën e Ilirit kam folur pasi linda fëmijën e parë, kurse me nusen e vëllait tim kam folur, ia kam marrë shpirtin”, u shpreh Kryemadhi, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura në studio.
Komentet e saj i dhanë debatit një tjetër dimension, duke rikthyer vëmendjen te dinamika reale e marrëdhënieve familjare dhe reflektimi i tyre në lojën brenda shtëpisë.






