10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Debati në Kuvend për ‘Ligjin e Prefektit’: Pushteti vendor nën vëzhgim

Në Kuvend, ligji për “Prefektin” nuk kaloi pa debate të ashpra. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, argumentoi se ky ligj synon të japë një rol më aktiv prefektit në koordinimin mes pushtetit vendor dhe qeverisë.

“E rëndësishme është që prefekti të kthehet në koordinator dhe historia e kryebashkiakut që merr në telefon hajde se ka rënë zjarr në filan fshat,” tha Balla. Megjithatë, opozita e sheh krejt ndryshe. Deputetet demokrate Dhurata Çupi e Jorida Tabaku thanë se përmes këtij ligji, qeveria synon të kontrollojë edhe pushtetin vendor.

“Duke qenë se kjo çështjet prek bashkitë, përcaktimi duhet bërë në ligjin për qeverisjen vendore, i cili kërkon shumicë të cilësuar. Nuk mundet që prefekti, pra qeveria, të detyrojë pushtetin lokal të krijojë dhe të ngrejë organizma, komitete, grupe pune. Kjo tregon mentalitetin e rrezikshëm tuajin për të kontrolluar çdo pushtet, edhe kur pushtetin lokal e qeverisni ju në masë absolute,” tha Çupi.

“Dështoi 2014, duhet të reformojmë gjithë pushtetin vendor, jo vetëm prefektin,” tha Tabaku.

Përgjigjja e Ballës kishte edhe një parashikim: “Kemi reflektuar kërkesat e kryebashkiakëve të opozitës, edhe pse s’do ju ngelë asnjë kryebashkiak në 2027.”

Në këtë kontekst, deputetja socialiste Blerina Gjylameti e shfrytëzoi këtë pikë të rendit të ditës për të hedhur dritë mbi votimin e djeshëm të Asamblesë Parlamentare për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim, duke akuzuar Lulzim Bashën se nuk votoi.

Ndryshimet në ligjin për prefektin synojnë një rritje të rolit të tij dhe qartësim të kompetencave, sidomos për çështjet që lidhen me sigurinë publike dhe koordinimin për emergjencat civile.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...