5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Debati rreth largimit të Kryebashkiakut të Himarës: Kristaq Kume thotë se ligji nuk jep shtegun e duhur

Në një intervistë televizive, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka shprehur mendimin se zgjidhja e ngërçit të kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, mund të bëhet përmes ligjit shqiptar. Ai ka theksuar se deri në momentin e betimit të kryebashkiakut të zgjedhur në detyrë, Jorgo Goro mbetet në detyrë sipas legjislacionit aktual. Nëse Goro do të jepë dorëheqjen, Kume ka thënë se detyrën do ta marrë nënkryetari i bashkisë. Kume ka sjellë si shembull rastin e Voltana Ademit në zgjedhjet lokale të 2019, duke theksuar se ligji aktual nuk jep shteg të qartë për të vepruar në këtë situatë. Ai ka propozuar se duhet të hartohet një ligj i ri për të rregulluar këtë çështje. Kume ka kritikuar rekomandimin e Gjykatës së Posaçme, duke theksuar se ajo nuk çon në rrugën më të mirë të mundshme.

“Unë parashikoj se do të bëhet pjesë e problemit ne nuk kemi në legjislacion asnjë shteg të hapur për të vepruar në këtë mënyrë qeveria. Në raste të ngjashme me këtë është rasti i Shkodrës Voltana Ademi ndenji 3 vite se nuk që mbyllur problemi i atij që dha dorëheqjen. Ligji për vetëqeverisjen vendore. Mandati përfundim në kohë kur votohet pasardhësi i tij. Në këtë rast vazhdon në detyrë Goro përveçse ai largohet. Edhe në qoftë se ai jep dorëheqjen nuk hapet shtegu që të veprojë qeveria, ashtu siç e referon legjislacioni shqiptar. Nëse Goro jep dorëheqjen, atë që duhet të bëjë si drejtues si kësaj bashkie e ka nënkryetari i bashkisë. Nëse ka 2 nënkryetar mblidhet këshilli bashkiak dhe merr detyrën një nga nënkryetarët. Unë këtu lexoj nuk i gjej dot shteg asaj që rekomandon të bëhet”, deklaroi ai. Më tej Kume theksoi se ajo që i thotë gjykata nuk e çon në rrugën më të mirë të mundshme. Sipas tij, duhet të bëhet ligj tjetër. “Gjykata thotë unë këtij problemi si jap zgjedhje, dhe pas kësaj jep një rrugë! Pse e bën këtë gjë? Nuk është situatë e paprekur, ne e kemi kaluar. Ajo që i thotë gjykata nuk e çon në rrugën më të mirë të mundshme. Duhet të bëhet ligj tjetër. Janë 7 muaj që Beleri është në paraburgim. Mos e kërkojmë zgjidhjen në artifica. Gjykata duhet të thoshte ore shikoni legjislacionin shqiptar. Bashkia do të qeverisës prej kryetarit aktual”, nënvizoi Kume.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...