17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dëbora zbardh vendin/ Vështirësohet qarkullimi në disa akse

Edhe pse jemi në pranverë, zonat malore dhe juglindja e vendit, janë mbuluar nga dëbora, madje në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e dëborës kanë nisur mbrëmjen e kaluar, e si pasojë bllokohet qarkullimi i automjeteve në Llogara.Pjesa më problematike për qarkullimin është qafa e Llogarasë.

Drejtuesit e automjeteve kanë qënë të papërgatitur por policia ndodhet në terren për normalizimin e situatës.

Reshje  dëbore ka pasur prej mesnatës se djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës. Reshjet vijojnë ende, por me intensitet të dobët.

Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2 – 5 cm ndërsa në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.

Nuk raportohen probleme, mjetet borë pastruese vazhdojnë punën për pastrimin e aksit, megjithatë drejtuesve të mjeteve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë së madhe në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...