I gjithë qarku i Dibrës po përballet me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta deri në -3°C, duke shkaktuar vështirësi serioze në qarkullimin e mjeteve.
Problemet janë të dukshme kryesisht në rrugët nacionale dhe rurale, ku akset Bulqizë–Tiranë dhe Bulqizë–Peshkopi kalohen me shumë vështirësi për shkak të ngricave dhe erës së fortë, veçanërisht në segmentin Qafë e Buallit–Fushë Bulqizë.
Vështirësi paraqiten edhe në aksin Qafë e Buallit–Krastë, si dhe në shumë rrugë rurale të njësive të Bashkive Peshkopi, Bulqizë, Klos dhe Mat, ku qarkullimi është i ngadalësuar dhe i rrezikshëm. Autoritetet vendore paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.






