10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Deklarata e ish të dashurës së zyrtarit të FBI/ Berisha: “Dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura”

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme për deklaratën e ish të dashurës së Charles McGonigal në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama.

Berisha u shpreh se në dosje emri i Ramës lakohet për 14 herë dhe kanë qenë pikërisht raportet e tyre që e kanë shtyrë të japë dëshmi ndaj ish partnerit.

“Dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama apo Rama-gate. Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna, të ish-të dashurës së McGonigal pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Alison gishtin e vendos gishtin. Ajo që të bën përshtypje në dëshminë e saj, është se ajo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe marrëdhënie të errtë të partnerit të saj me kryemafiozin Rama. Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë dhe kriminale të bashkëpunimit McGonigal-Rama. Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston, ka vetëm një emër; Edi Rama, këshilltari i tij privat, Duçka dhe miku i tij Agron Neza. Pra gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Ramës 14 herë dhe personave A dhe B po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se; ‘ishin pikërisht këto marrëdhënie, të cilat më detyruan mua ta denoncoj’ partnerin e vetë për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte siç tha dhe shumë fotografi të Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, në dreka dhe darka, në Shqipëri dhe në restorantet më të kushtueshme të New York-ut. Në këtë skenar, me dy akte, Rama përfshihet në disa aspekte të renda. Rama arriti ta angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare. S’di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo. Uroj që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do të kushtonte shumë më shumë, jetë njerëzisht, qindra vite burgje.”, tha Berisha.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...