13.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Del audio pak para tragjedisë në Greqi, drejtuesit e trenave e kuptuan gabimin: Po bërtasin njerëzit

Një zbulim bombë hedh dritë mbi tragjedinë e rëndë ndodhur në Greqi, ku humbën jetën 57 qytetarë gjatë përplasjes së trenave. Zougla ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.

Në këtë audio, drejtori i stacionit Vassilis Samaras i thotë drejtorit të OSE, Pantelis Koukas: Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…

Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…

Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!

Por mesa duket, shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë.

Treni me 350 udhtarë u fut në shinat e gabuara dhe u përplas me një tren mallrash, përplasja bëri që vagonat e parë të trenit të shpërthenin në flakë. Si pasojë e përplasjes 57 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 20-vjeçare shqiptare. Stacionisti pa për 5.5 km trenin e pasagjerëve që lëvizte në drejtimin e gabuar, në zbritje drejt Athinës në vend të ngjitjes për në Selanik. Pas sinjalit fatal që i dha inxhinierit të trenit ‘Intercity 62’, stacionisti nuk ka përdorur aftësitë teknologjike që kishte në rregull për të ndaluar trenin në kohë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...