6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dëmet e pandemisë COVID-19 në ekonominë e vendit tonë / Ja cilat janë qytetet më të prekura nga papunësia

Pandemia e COVID-19, përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, po ashtu ka ndikuar në sjelljen e njerëzve dhe zakoneve të tyre të përditshme,  çka ka shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi. Pandemia Covid -19 u shfaq si një krizë punësimi për shkak të masave kufizuese në lëvizje dhe në disa aktivitete ekonomike kryesisht shërbime.

Të dhënat nga statistikat afatshkurtra tregojnë se më të goditura nga pandemia ishin bizneset e lidhura me turizmin, si transporti ajror, agjencitë e udhëtimit, hotelet, baret dhe restorantet.

Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020, në raport me qarqet e tjera të vendit. Varësia nga shërbimet dhe turizmi, të cilat ishin më të ndikuara nga pandemia Covid -19, i ka goditur më shumë qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të INSTAT, normën më të lartë të papunësisë e shënoi Lezha me 22.7%, por rritjen më të madhe vjetore në tremujorin e fundit të vitit 2020 e shënoi Shkodra me 5.5 pikë përqindje. Në Qarkun e Lezhës papunësia u rrit me 5.3 pikë përqindje për të njëjtën periudhë, ndërsa në Vlorë shkalla e papunësisë shënoi 18.7% me një rritje vjetore 3.8 pikë përqindje.

Dy prefekturat e tjera të mëdha ajo e Tiranës dhe Durrësit, ndonëse kanë shkallë të lartë të papunësisë me përkatësisht 13.8 dhe 12.7% shënuan ulje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2020, në raport me të njëjtën periudhe te vitit 2019. Kjo për faktin se tërmeti i 26 nëntorit 2019 paralizoi ekonominë e dy qarqeve në fund të vitit 2019, duke bërë që papunësia në këto dy qarqe të përmirësohej një vit më vonë.

Në pesë qarqe të vendit, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë dhe Durrës, papunësia në tremujorin e fundit të vitit 2020 ishte më e lartë se mesatarja në shkallë kombëtare prej 11.8 %.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...