15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Demokratët përsëri në protestë para SPAK gjatë paraqitjes së Sali Berishës

Të hënën, më 20 janar, Demokratët do të mblidhen përsëri për të protestuar para SPAK, kur Sali Berisha do të paraqitet për herë të dytë brenda muajit, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo masë është vendosur nga Gjykata e Posaçme dhe kërkon që kryetari i Partisë Demokratike të paraqitet dy herë në muaj, më 6 dhe 20 janar, në orën 10:00, për të firmosur pranë oficerëve të policisë gjyqësore.

Pas paraqitjes së tij të parë më 6 janar, Berisha ka deklaruar se do të respektojë masën e sigurisë. Për këtë arsye, struktura të Partisë Demokratike kanë shpërndarë thirrje për protestë, duke e quajtur SPAK si një vegël të përdorur nga kryeministri Edi Rama për të përndjekur kundërshtarët politikë. Protestuesit do të mblidhen në orën 9:30 para SPAK, për të shprehur mbështetje për kryetarin e opozitës.

Berisha është i pandehur në dosjen “Partizani”, ku SPAK e akuzon se ka lejuar privatizimin e kompleksit sportiv të ish-partizanit, çka ka mundësuar ndërtimin e 19 kullave. Një nga përfituesit e këtij procesi është dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili gjithashtu është nën akuzë. Për këtë çështje, Berisha ka qëndruar në arrest shtëpie për 11 muaj pasi nuk ka respektuar masën e sigurisë për detyrim paraqitje të vendosur në tetor të vitit 2023.

Në këtë dosje janë të pandehur edhe disa individë të tjerë, përfshirë biznesmenin Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, të cilët akuzohen për lidhje me privatizimin e komplekseve dhe operacionet financiare të lidhura me “Homeplan”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...