7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dëmtohet makina e ish- antares së këshillit bashkiak, shkak mendohet biznesi

Automjeti i ish-anëtares së Këshillit Bashkiak Shkodër, Alida Haxhia, është thyer gjatë natës në Shëngjin të Lezhës, nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se makina e saj ishte e parkuar poshtë pallatit, në të cilin ajo banonte, kur persona ende të paidentifikuar i kanë thyer xhamat.

Në një prononcim për mediat, Haxhia tha se nuk ka konflikt me askënd dhe nuk e di kush e ka bërë. Ajo u shpreh se policia e Lezhës ka ardhur pas dy orësh në vendin e ngjarjes.

“Kam një biznes privat në qytetin e Shkodrës, gjithashtu operoj edhe në pjesën e politikës shkodrane. Mbrëmë rreth orës 10 të darkës, kam parkuar makinën time me targa të huaja dhe sot në mëngjes pashë makinën time të masakruar nuk e di nga kush persona. Një dyshim timin personal e kam.

Nuk e di ca ka ndodhur, problemi ka qenë gjatë periudhës së natës dhe asnjë person s’më ka lajmëruar se ca ka ndodhur. Policia pas dy orëve ka ardhur në vendngjarje. S’kam asnjë konflikt. Kërkoj që Policia e shtetit të marrë masa. Problemi imi vetëm është që gatishmëria e Policisë së Lezhës ishte katasrofike, zero përballë kërkesës së qytetarit”, tha Haxhia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...