13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Denis Meçe jep version e ri për vrasjen e Egli Progës: “Ishim të dehur, ai me shau”

Përballë akuzave për gjobëvënie ndaj 42-vjeçarit Egli Proga, autori i vrasjes, Denis Meçe, ka ofruar një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore. Në dosjen e prokurorisë, të zbardhur nga Top Channel, Denis Meçe ka dhënë një deklaratë të detajuar për incidentin që ndodhi.

Sipas versionit të tij, i dorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec së bashku me avokatin e tij, Meçe ka pretenduar se nuk e njihte Egli Progën dhe se ky i fundit e kishte ofenduar pa shkak, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur në lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment, pasi më mbaruan cigaret, kam hyrë brenda për t’i thënë pronarit të lokalit për cigare, dhe ky djali më tha: ‘Ja, se ta dredh një unë’ dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin, ky më shau,” ka deklaruar Meçe.

Ai vijon: “Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja, por, sa i jam afruar, kam ngritur dorën dhe ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata, jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë, edhe ai ishte i dehur.”

Denis Meçe ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje nga familja e të ndjerit, duke theksuar se nuk kishte qëllim të vriste apo të shkaktonte dëmtime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...