Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nga SPAK me akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve ka reaguar edhe Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Kryemadhi thotë se ka akoma shumë të tjerë që duhet të arrestohen. Ishte Kryemadhi që denoncoi në SPAK ish-ministrin Koka dhe të tjerë persona.
“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, shkruan Kryemadhi.