14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Depresioni pranveror, mjekja psikiatre tregon shenjat dhe si ta kaloni

Stina e pranverës supozohet të sjellë rigjenerimin dhe lulëzimin e jetës. Ekspertë të shëndetit mendor thonë se krahas depresionit të vjeshtës dhe dimrit ekziston edhe depresioni pranveror.

“Shenjat e depresionit të pranverës janë të tilla, personat fillojnë të vënë re një humbje të interesit dhe kënaqësisë, një rënie të humorit, humbje të interesit për aktivitete, që më parë iu jepnin kënaqësi. Stina e ngrohtë e pranverës mund të shkaktojë një rritje të nivelit të serotoninës dhe ulje të nivelit të melatoninës, e cila është përgjegjëse për gjumin. Pra shkaktohet një çrregullim I gjumit, me pagjumësi masive, e cila më pas mund të bëhet shkak për nervozizëm e deri në depresion.

Një shkak tjetër I depresionit të pranverës janë alergjitë e stinës e krahas kësaj çrregullim I të ngrënit, që mund të shoqërohet herë me oreks të shtuar dhe herë me ikjen e oreksit. Simptoma të tjera janë mbyllja në vetvete dhe shfaqja e dëshirës për të konsumuar pije alkoolike, kafe, cigare apo lëndë narkotike.

Përkundër depresionit pranveror, ne duhet t’I kushtojmë shumë vëmendje dietës ushqimore, mënyrës së ushqyerjes, sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët. Të mos I ndalojmë shëtitjet në ajër të pastër. Tani stina e pranverës e nxit aktivitetin fizik. Të dalësh në ajër të pastër është si të oksigjenosh trurin, që ndikon më pas në mirëqenien e shëndetit mendor e fizik të njeriut”, tha mjekja psikiatre Valentina Asabella./Top Channel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...