3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Deputetët e grupit të Bashës reagojnë ndaj vendimit të Gjykatës për Berishën

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, deputetët që mbështetnin Lulzim Bashën kanë filluar të reagojnë. Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano janë ndër të parët që kanë bërë publik qëndrimet e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Çollaku thekson se ka qenë dhe do të mbetet deputet i Partisë Demokratike, duke nënkuptuar se do të bashkohet me Berishën. “Unë jam e do të mbetem deputet i Partisë Demokratike,” shkruan Çollaku.

Një reagim i ngjashëm ka ardhur edhe nga deputetja Eralda Bano, e cila ka deklaruar se do të qëndrojë te PD-ja zyrtare, duke shprehur mbështetje për Berishën pas vendimit të gjykatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT