Seanca plenare ka nisur me tensione, ndërsa një pjesë e deputetëve të opozitës tentojnë të futen në Kuvend.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar se ratifikimi i marrëveshjes me Italinë për emigrantët është hiqur nga rendi i ditës, pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese.
Opozita vazhdon praktikën e hedhjes së tymit në sallë dhe këmbënguljes në parandalimin e fjalimeve. Në fokus është edhe votimi i rregullorjes së Kuvendit, ndërkohë që një prezencë e shtuar e Gardistëve është vënë re në sallë.