12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Deputetëve të opozitës iu mohua e drejta e fjalës”/ Deputeti Oerd Bylykbashi shpërthen kundër komisioneve online

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, njëherazi dhe përfaqësues i kësaj force politike në Komisionin e Ligjeve, foli pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Komisionit të Ligjeve online.

Deputeti Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat, tha se mazhoranca ka mohuar të drejtën e fjalës së opozitës, me pretendimin për të zhvilluar mbledhjet e komisioneve online.

Kjo sipas tij është një përpjekje e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës dhe ndaj ata do ta refuzojnë atë, duke qenë fizikisht në çdo komision.

Ai theksoi, se opozita do të jetë prezente në komisione, në ambientet fizike të saj, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që qeveria të kthejë në ligj aferat korruptive të qeverisë.

“Deputetëve të opozitës, iu mohua sot në kundërshtim me kushtetutën, pjesëmarrja në komisionin e ligjeve dhe e drejta e fjalës. Është qartë mënyra për të hequr transparencën e qytetarëve.

Ne jemi këtu që kjo të mos lejohet, ne do të respektojmë kushtetutën. Do të garantojmë transparencën për çdo shkelje të Edi Ramës. Nuk do të pranojmë që nëpërmjet këtyre mjeteve, me pretendimin që për arsye të pandemisë nuk zhvillohen mbledhjet fizikisht, ne do të jemi këtu për ta ndaluar këtë. Ne do të marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve, do të jemi prezent.

Bojkoti nuk mund të jetë një vendim i Edi Ramës, ne ishim prezent. Mazhoranca, Edi Rama, po i mohon opozitës mundësinë që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë aferat që ai do të kthejë në ligj e në këtë mënyrë të zhvasë shqiptarët çdo ditë”, tha Bylykbashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...