8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Deputeti Eduard Shalsi mbron Projektligjin për akcizat dhe koncesionin e pullave fiskale

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, ka mbrojtur projektligjin për akcizat gjatë një fjalimi në parlament, duke u ndalur gjerësisht te koncesioni i pullave fiskale. Ai theksoi se çmimi i koncesionit të ri është më i ulët dhe ironizoi opozitën për hipokrizinë e tyre në lidhje me koncesionet.

Me të drejtë Erioni tha se ky është një nga koncesionet më të mira. Ne kishim çmimin më të lartë për këtë koncesion më parë. Kur i dëgjoj të flasin, hipokrizia ka arritur kulmin. Disa prej jush kanë qenë pjesë e sipërmarrjeve, po i lë mënjanë HEC-et. E harruat ça bënit kur kishit në dorë skanerin e kontejnerëve? Apo koncesionin për markimin? Po kontrollin teknik? Përgjigjet i dini. Ka një diferencë të jashtëzakonshme, të madhe, midis të ashtuquajturit vizioni juaj dhe i joni.”

Shalsi kujtoi betejën e viteve 2013-2014 për të ndryshuar disa koncesione të firmosura nga opozita, duke përmendur se çmimi për koncesionin e pullave fiskale ishte 24 euro, në përputhje me mesataren e BE-së. Ai vlerësoi punën e qeverisë për zëvendësimin e koncesionit të kontrollit teknik me një shoqëri që ka përmirësuar çmimin dhe komunikimin me qytetarët shqiptarë.

Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për ndryshimin midis nesh dhe jush. Çfarë duam ne, dhe çfarë bënit ju. Sot merret vendimi që ky koncesion t’i kalojë prodhimit të letrave me vlerë, varur nga Këshilli i Ministrave. Dua të them dhe të përgëzoj qeverinë, pasi nuk është rasti i parë, por i disati se si po tregon me vepra se si duhen trajtuar koncensionet. Kemi ende punë për t’u bërë me koncesionet e tjera.”, përfundoi Shalsi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...