5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Deputeti Sula kundër futjes në rendin e ditës të ligjit për amnisti: “Kërkoj shtyrjen”

Deputeti Dashnor Sula mori fjalën sot në fillim të seancës plenare dhe shpreh qëndrimin e tij kundër futjes në rendin e ditës të projekt-ligjit ‘Për amnistinë’. Ai vlerëson se ky ligj nuk duhet të shqyrtohet në seancë pa u diskutuar më parë në Komisionin e Ligjeve.

“Së pari, në thelb, jam i kundërt. Nuk jemi në prani të një akti rutinor, por përballë një projekt-ligji të rëndësishëm. Në këtë seancë, deputetët nuk janë njoftuar paraprakisht. Komisioni i Ligjeve, që ka përgjegjësinë për këtë çështje, nuk na ka ofruar mundësinë për të propozuar ndonjë amendament. Pavarësisht kësaj, amnistia është kaluar në mënyrë të njëanshme me votat e mazhorancës. Dakordësia nen për nen ka shumë për të diskutuar dhe do të ishte korrekte që Komisioni i Ligjeve të zhvillohej. Kërkoj që urgjentisht Komisioni i Ligjeve të mbahet, ose që amnistia të shtyhet për një javë,” – thotë Sula.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...