13.5 C
Tiranë
Tuesday, December 9, 2025
spot_img

Deputetja Andia Ulliri akuzon Qeverinë për mospërfillje të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës

Deputetja e opozitës, Andia Ulliri, adresoi mediat pas përfundimit të seancës plenare ku u miratuan ministrat e rinj dhe kryetarja e re e parlamentit. Ulliri shprehu shqetësimet e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës në lidhje me ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, gjatë një diskutimi me kryeministrin.

Ne protestojmë për aksin Thumanë-Kashar, pasi qeveria nuk ka garantuar hyrje-daljet për banorët. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve; 85 mijë banorë të Krujës dhe Fushë Krujës nuk kanë hyrje-dalje. Kanë protestuar për dy vite dhe unë kam qenë me banorët e Bërxullës. Nuk ka pasur përgjigje nga ARRSH për devijimin e rrugës. Vendosa t’i adresoj kryeministrit shqetësimin dhe ai nuk kishte asnjë përgjigje, më referoi te institucionet që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje, jo vetëm mua,” tha Ulliri.

Ajo theksoi se kryeministri mendon se referimi te Ministria e Infrastrukturës mund të japë një përgjigje për një çështje që është detyrim ligjor, ndërkohë që banorët janë në rrugë. Ulliri gjithashtu denoncoi reagimet e policisë, duke i marrë banorët gjatë natës për t’i çuar në komisariat.

“I bëj thirrje policisë të heqë dorë nga dhuna. Ky është penalizimi jo vetëm për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës, por edhe për gjithë banorët e veriut. Si mundem unë, një banore e Niklës, të hyj në Thumanë-Kashar?” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Rrugën e Arbrit: 39-vjeçari dyshohet se u vetëhodh nga ura 158 metra...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Klosit mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, përgjatë Rrugës së Arbrit....

NHS ngre alarmin: ‘Supergripi’ godet Britaninë – Shtrimet në spital trefishohen, shkollat mbyllen

0
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani (NHS) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për vaksinim, pasi një virus i ri, i përshkruar si “supergrip”, po...

Parashikimi i motit, e Martë, 9 Dhjetor 2025

0
Moti pritet të jetë ftohtë dhe me vranësira, ndoshta me reshje në disa zona.  Temperaturat në ultësi dhe bregdet do të luhaten mes...

Horoskopi ditor, e Martë, 9 Dhjetor 2025

0
Dashi Energjia ju kthehet dhe një çështje që kishte ngecur më në fund lëviz përpara. Në dashuri, dikush kërkon më shumë vëmendjen tuaj. Demi Dita sjell qetësi...

Tensionet brenda PD-së: Berisha urdhëron sabotazhe ndaj takimeve të Salianjit

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket i alarmuar nga aktiviteti i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me demokratët...