14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Deputetja e PD: “Bordet e çmimeve janë praktika komuniste, që nuk i shërbejnë ekonomisë së tregut”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh se bordet e çmimeve janë praktika komuniste, që nuk i shërbejnë ekonomisë së tregut.

Komentet Zhupa i bëri përmes një interviste për News 24, ku u shpreh se këto praktika i shërbejnë vetëm oligarkëve, për të mbajtur çmimet e karburanteve dhe ushqimeve në nivelin që ata duan.

Ajo shtoi se këto metoda nuk kanë vend në një shtet demokratik, dhe sipas saj, nëse qeveria kërkon të ndërhyjë për të ulur çmimet, mjafton të ulë taksat e ushqimeve dhe karburanteve.

“Ne kemi zhvilluar edhe primaret më parë që të bëjmë denoncimet përkatëse, që të jemi më pranë qytetarëve, për të shpalosur programin tonë, etj. Nga ana tjetër kemi betejën në Parlament për të kundërshtuar gjithçka që është kundra interesit public, megjithëse ata kanë vullnetin e votave të blear për të votuar çfarë të duan. Nga ana tjetër është rruga e revolucionit demokratik, që qytetarët të protestojnë dhe të shprehun pakënaqësitë e tyre. Mjafton t’ju them që PD ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese për të dy bordet, për atë të ushqimeve dhe atë të karburanteve.

Është një praktikë komuniste, një praktik antitreg, një praktikë që mban çmimet në maksimum, duke i shërbyer një grupi njerëzish. Janë në kundërshtim me Kushtetutën, Jemi i vetmi vend demokratik që funksionojnë këto lloj bordesh. Qeveria nëse do të ndërhyjë, mund të ulë taksat për karburantet, ose taksat e ushqimeve, pasi tregu duket të vendosë vetë. Këta kanë gjetur metodën e bordit për të mbajtur mirë oligarkët dhe për t’ju shërbyer interesave të tyre”, u shpreh Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...