5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Deputetja e PD i drejtohet presidentit Meta për të mos dekretuar ligjin për menazhimin për Parkun e Butrintit

Deputetja e PD Ina Zhupa i është drejtuar presidentit të Republikës Ilir Meta me një kërkesë për të mos dekretuar ligjin për menazhimin për Parkun e Butrintit.

“Fondacioni që do të zbatojë menaxhimin justifikon marrjen e Butrintit për 10 vjet, me grantin 5 milion dollarë      që do të ofrojë partneri themelues, e cila është sigurisht arsye e pamjftueshme për të dhënë një pasuri kombëtare me koncension. Së pari, Butrinti për 10 vjet parashikohet të gjenerojë 60 milion dollarë. Së dyti fondacioni për Butrintin në 1993 i themeluar nga lordi Rothchild dhe lordi Sainsburry funksionoi në vitet më të vështira në Shqipëri, dha kontributin financiar, dhe nuk kërkoi ndonjëherë që ta merrte Butrintin as administrim, menaxhim apo edhe më pak të regjistruar në Kadastër.

Gjithashtu Fondacioni Amerikan për pasuritë nënujore RPM Nautical Foundation ka dhënë 4 milionë euro për kërkime për pasuritë nënujore në Butrint, por nuk ka kërkuar kurrë që të marrë territorin nënujor në administrim. Pra nuk është arsye e mjaftueshme që shteti shqiptar për 5 milionë dollarë të japë me koncension Butrintin që gjeneron 60 milionë dollarë për 10 vitet e marrëveshjes”, ka thënë Zhupa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...